BOURNEMOUTH - STOKE

Shaqiri shënon në humbjen e Stoket
3 February, 2018 @18:09
Për herë të parë në karrierën e tij, Xherdan Shaqiri ka shënuar gol me kokë.
Goli i Shaqirit u shënua në minutën e 5’ në ndeshjen që Stoke e luajti si mysafir i Bournemouthit, mirëpo ky gol nuk mjaftoi që skuadra e Xherdanit të largohej me pikë nga fusha.
Bournemouthi përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, për ta mbyllur kështu këtë duel me fitore.
Kjo humbje e mban Stoken edhe më tutje në zonën e rrezikshme, kurse Bournemouthi tashmë ndodhet në vendin e nëntë.