SUPERLIGA TURKE

Foto: fenerbahce
Fenerbahçe goditet nga lojtarët e saj
3 February, 2018 @20:03
Një barazim që nuk ishte në planet e Fenerbahçes, u realizua në ndeshjen kundër Genclerbirligit.
Ndeshja u mbyll me rezutlat 2-2, ndërsa skuadra e trajnerit Aykut Kocaman, krahas lojës së mirë, por me gabimet e lojtarëve të tij u nda nga ndeshja me barazim.
Nabil Dirar shënoi një autogol në fund të pjesës së parë. Me fillimin e pjesës së dytë, Feneri e barazoi rezultatin me Alper Potukun, kurse gabimin që e kishte bërë Dirari e përmirësoi duke shënuar në minutën e 61-të, 2-1.
Në minutën e 69-të, pas gabimit të Mehmet Topalit që nuk arriti ta largojë topin, këtë e shfrytëzoi Marko Milinkovic shumë mirë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-2.
Fenerbahçe, aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Superligën turke me 38 pikë të grumbulluara, derisa javën tjetër do të përballet me liderin e ligës Basaksehirin.