MIQËSORE: PRISHTINA-DIOSGYORI

Foto: prishtinafc.com
Prishtina mposhtet nga Diosgyori i Hasanit
3 February, 2018 @18:07
Futbollisti më i mirë i vitit 2017 në Superligë të Kosovës, Florent Hasani, ka qenë në fushë si zëvendësues sot në përballjen që ekipi i tij Diosgyori e fitoi ndaj Prishtinës, 1-2.
Pas epërsisë së hungarezëve, ka qenë Gauthier Mankenda që ka barazuar për Prishtinën, 1-1.
Ndërsa pas një penalltie të referuar, Diosgyori ka fituar ndeshjen, 1-2.
Ndeshja ka pasur karakter miqësor dhe është zhvilluar në Antalja të Turqisë, ku ekipet po kryejnë fazën përgatitore.
GOLAT DHE MINUTAT:
Prishtina 1-2 Diosgyori | Golat: Gauthier Mankenda 13’ - Nikolaos Ionnidis 10’, Gabor Makrai 62’ (pen) |