ARSENAL - EVERTON

Përforcimet shkëlqejnë, Arsenali shpërthen
3 February, 2018 @20:15
Pas humbjes nga Swansea, Arsenali ka shpërthyer në takimin e luajtur ndaj Evertonit në shtëpi.
Dy përforcimet e janarit, Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre-Emerick Aubameyang, kanë zhvilluar paraqitje mbresëlënëse. I pari pati 3 asistime, ndërsa i dyti e shënoi njërin nga 5 golat, për ta ndihmuar skuadrën e tyre në luftën për top4.
Për t’u përmendur është edhe paraqitja e uellsianit Ramsey, i cili sot e shënoi hat-trickun e parë në karrierë.
Startues për Arsenalin si zakonisht ishin edhe Mustafi e Xhaka, ndërsa Mustafi ishte asistues te goli i dytë i skuadrës së tij.
Kjo fitore ia rrit shpresat londinezëve për një vend në top4, derisa Evertoni mbetet i dhjeti në renditje.