SIVASSPOR-GALATASARAY

Sivas fiton, Galata s’arrin kreun
4 February, 2018 @19:07
Një xhiro e pabesueshme në Superligën turke, përfundon edhe me humbjen e Galatasarayit, për të kompletuar katërshen që po synon titullin - pa fitore.
Delvin N’Dinga dhe Arouna Kone i dhanë epërsinë Sivassporit 2-0, ndërsa e tëra që arriti të bëj Galatasarayi ka qenë zbutja e epërsisë përmes Eren Derdiyokut, për përfundimtaren 2-1.
Pa fitore, Galatasaray humbi mundësinë për të marë kreun e klasifikimit, ku mbetet Istanbul Basaksehir, që barazoi sot 1-1 ndaj Konyasporit me golin e Emmanuel Adebayorit.
Aktualisht, Istanbul Basaksehir është lider me 43 pikë, i ndjekur nga Galatasarayi me 41, ndërsa pasojnë Fenerbahçe me 38 dhe Besiktas me 37 pikë.