LEVANTE - REAL MADRID

Pazzini prish festën madrilene
3 February, 2018 @22:54
Edhe një gabim i Realit në La Liga!
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane sonte ka lëshuar pikë në terrenin e Levantes, ndërsa festën madrilene e ka ‘prishur’ italiani Pazzini, me golin e shënuar 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt.
Madrilenët ishin dy herë në epërsi sonte, mirëpo vendasit dy herë barazuan dhe arritën të largohen me 1 pikë nga fusha, pikë kjo e cila i mban jashtë zonës së rrezikshme të paktën momentalisht.
Për Levanten sonte pjesë e skuadrës nuk ishte Armando Sadiku, transferi i tyre i janarit, ndërsa Enis Bardhi ishte në bankën rezervë dhe nuk luajti për asnjë minutë
Me garën për titull që duket se ka përfunduar gati 1 muaj më parë, Realit ky barazim nuk i mjafton as për t’u afruar me Atleticon e Valencian, që gjenden në pozitat 2 dhe 3.