KUKESI-FLAMURTARI

Penalltia shpëton Kukësin
4 February, 2018 @15:17
Ka përfunduar me barazim dueli derbi në Superiore ndërmjet Kukësit vendas dhe Flamurtarit.
Në pjesën e parë të kujdesshme dhe pa shumë raste, epërsinë e morën vlonjatët, pasi që braziliani Danilo Alves shënoi pas një goditjeje të këndit të devijuar.
Derisa Flamurtari shkonte drejt fitores në pjesë të dytë, ka qenë një penallti, që iu akordua Kukësit, derisa sulmuesi i skuadrës, Elis Bakaj nuk fali dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.