SKENDERBEU-VLLAZNIA

Skënderbeu shpërthen, ngrit epërsinë në krye
4 February, 2018 @14:59
Skënderbeu ka shënuar fitore në duelin që nisi në të të mirë të shkodranëve. Vllaznia kaloi në epërsi me golin e Sedat Berishës.
Kjo bëri që gjigandi të ngritet në këmbë dhe të tregojë forcën e vërtetë shpejtë.
Ka qenë së pari Kristi Vangjeli që barazoi, 1-1, ndërsa në pjesë të dytë ekipi i Ilir Dajës shënoi edhe tre herë për fitore 4-1 në fund.