LIVERPOOL-SPURS

3 gola në 10min e fundit, baraz në Anfield
4 February, 2018 @19:25
Superndeshje u zhvillua në Anfield Road, ndërsa fitues nuk kishte, në duelin që përfundoi përmes penalltisë së Harry Kane për 2-2 përfundimtare.
Mohamed Salah bëri gjithçka për ekipin e tij. Shënoi në fillim të ndeshjes për 1-0, ndërsa kur Vincent Wanyama barazoi në minutën e 80, ai në minutat e para shtesë i dha avantazhin ekipit të tij, 2-1.
Në anën tjetër, Kane, përkundër se kishte humbur penallti 6 minuta më parë, në një tjetër të fituar në minutën e pestë shtesë të takimit, shënoi për 2-2.
Barazimi nuk i konvenoi asnjërës skuadër, por spektakli dhe golat e dhuruar në fushë ishin për kënaqësinë e adhuruesve të të dyja palëve.