PARTIZANI-KAMZA

Foto: KFPartizani
Asani sjell fitoren e parë të vitit
4 February, 2018 @21:22
Skuadra e Partizanit të Tiranës ka arritur të shënojë fitore në përballjen e fundit të xhiros XVIII të Kategorisë Superiore, derisa mesfushori i ri i kombëtares, Jasir Asani, me dy golat e tij është treguar vendimtar.
Asani ka shënuar në minutat 7 dhe 23 për 2-0, derisa goli i Sebino Plakut për Kamzën në minutën e 26-të të ndeshjes, nuk çoi në këndellje të mëtutjeshme të ekipit në rezultat.