NË SUHAREKË

Bekim Shotani, trajner i ri i Ballkanit/ BOROZANI/ Arkiv
Sot nis punën te Ballkani
5 February, 2018 @9:41
Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës, Ballkani, ka bërë të ditur dje se ka emëruar trajner të ri të skuadrës, Bekim Shotanin.
Shotani, që ka përvojë të madhe në Superligë të Kosovës dhe së fundi ka qenë pjesë e Drenicës, do të nis detyrën e tij të re sot në Suharekë.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Ballkani ka përfunduar i treti në Ligë të Parë gjatë vjeshtës, ndërsa ekipi po synon inkuadrimin në Superligë.
Shotani, përveç Drenicës, më parë ka qenë edhe pjesë e Trepçës’89 dhe Vushtrrisë.