LUIGI DI BIAGIO

Luigi di Biagio, selektori i ri i Italisë
Italia emëron selektorin e ri
5 February, 2018 @15:13
Pas dëshitimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, Italia ka emëruar trajnerin e ri të kombëtares.
Ish lojtari i Romës, Interit dhe disa ekipeve tjera italiane, si dhe trajneri aktual i Italisë U21, Luigi Di Biaggio, është emëruar në këtë post.
Trajneri 46 vjeçar do të debutojë për Italinë në përballjet miqësore që azzurrët i zhvillojnë në mars, ndaj Argjentinës më 23 dhe ndaj Anglisë më 27.
Di Biagio në të vërtetë fillimisht do të udhëheq Italinë në këto dy miqësore, pastaj do të vendoset nëse do të vazhdojë detyrën e tij.