PARA NDESHJES

Chelsea në vend të tretë?!
5 February, 2018 @12:26
Kampioni aktual i Premier Ligës angleze, Chelsea, mund të dalë në pozitë të tretë të klasifikimit, nëse sonte arrin fitore ndaj Watfordit si mysafir në duelin e fundit të xhiros XXVI.
Barazimi i Liverpoolit me Tottenhamin mbrëmë, ka bërë që dallimi mes Liverpoolit të tretë dhe Chelseat të katërt të jetë vetëm një pikë dhe tash me një fitore potenciale, djelmoshat e Antonio Contes mund të kalojnë me dy pikë më shumë në pozitën e tretë.
Ndeshja nis në ora 21:00 sonte në Vicarage Road të Watfordit.