NË MAL TË ZI

Intensifikohen përgatitjet
6 February, 2018 @12:32
Feronikeli, ndër ekipet e rralla të Kosovës që po kalon fazën përgatitore në Mal të Zi, para pak çastesh ka raportuar se përgatitjet po shkojnë ‘për merak’.
Ekipi është duke shtuar intensitetin e stërvitjeve, ndërsa pas seancës paraditore 9-11, stërvitja e pasditës zhvillohet pas orës 15:00.
Feronikeli ka përfunduar i katërti në vjeshtë me gjashtë fitore nga 18 ndeshje. Ekipi gjatë dimrit ka ndërruar trajnerin, duke e emëruar Ismet Munishin në krye të skuadrës, ndërsa synon titullin kampion dhe Kupën në fund të stinorit.