DEPORTIVO LA CORUNA

Seedorf, trajner në La Liga
6 February, 2018 @9:37
Pas aventurave në Milan dhe në Shenzhen, ku asnjëra nuk zgjati mbi gjashtë muaj, holandezi Clarence Seedorf, është emëruar si trajner i ri i ekipit spanjoll, Deportivo La Coruna.
Seedorf do të ketë për detyrë shpëtimin e stinorit të Deportivos, që po rrezikon rënien nga elita spanjolle.
Ai do të jetë trajneri i tretë që do të merr drejtimin e kësaj skuadre këtë stinor, pas shkarkimit të Pepe Melit në tetor dhe së fundi, Cristobal Parralos.