LUIS ENRIQUE

Ish-trajneri i Barçës pranë Chelseat?!
6 February, 2018 @12:30
Reagime të panumërta mbi kokën e Antonio Contes pas dështimit të mbrëmshëm, që po duket të jetë i pafalshëm, në humbje ndaj Watfordit.
Krejt kjo, kombinuar edhe me fjalët e tij pas ndeshjes, shkarkimi nuk pritet të vonojë shumë.
Ndërsa, më e reja është se raportet nga Spanja sot shkruajnë për një ide interesante.
Luis Enrique, ish-trajner i Barcelonës, mund të merr drejtimin e Chelseat. Raporti i Diario Sportit thotë se largimi i Contes është i pashmangshëm, ndërsa suksesi i Enriques me Barcelonën dhe komandimi me yje, mund ta vë atë në pole-position te kreu i ekipit londinez, Roman Abramovich.