KUPA E TURQISË

Besiktasi, gjysmëfinalisti i parë
6 February, 2018 @20:27
Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, Besiktasi e ka fituar edhe takimin në udhëtim te Genclerbirligi, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.
Ndeshja e sontme u mbyll 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Pektemek në pjesën e parë.
Fitorja e sontme bën që Besiki të jetë gjysmëfinalisti i parë i Kupës, derisa në gjysmëfinale e pret fituesin e duelit Giresunspor vs. Fenerbahce (1-2). Në gjysmëfinalen tjetër takohen fituesit e dueleve mes Konyaspor vs. Galatasaray (2-2) dhe Akhisar Genclik Spor vs. Kayserispor (1-0).
Shënim:
Në kllapa janë paraqitur rezultatet e ndeshjeve të para |