DFB POKAL: 1/4

Bayerni lehtë në gjysmëfinale
6 February, 2018 @20:20
Në një ndeshje pa histori, Bayerni e ka deklasuar me rezultat 0-6 skuadrën e Paderbornit, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të DFB Pokal.
Bavarezët dominuan në secilin repart të fushës dhe shënuan plot 6 herë, për ta konfirmuar edhe një herë faktin që mbesin favoritë për ta fituar këtë trofe.
Kualifikimi i Bayernit bën që skuadra 5 herë kampione e Evropës të bëhet gjysmëfinalistja e parë, ndërsa në tri çerekfinalet e tjera përballen: Bayer Leverkusen vs. Werder Bremen, Eintracht Frankfurt vs. Mainz dhe Schalke vs. Wolfsburg.