HEERENVEEN

Arbër Zeneli përsëri asiston, por ekipi mposhtet
6 February, 2018 @23:04
Skuadra e Arbër Zenelit, Heerenveen, është mposhtur në përballjen e xhiros së XXII të Eredivisies, nga Zwolle sonte, 3-2.
Reprezentuesi i Kosovës, Zeneli, ka pasur paraqitje të mirë në këtë përballje, derisa ka regjistruar një asistim në golin e parë të ekipit, kur Denzel Dumfries zvogëloi epërsinë e vendasve, 2-1.
Mirëpo, deri në fund, ekipi i Heerenveenit nuk arriti të bëj rikthim, e as të nxjerr barazim, për përfundimtaren 3-2.
Zeneli ka qenë për 90 minuta në fushë te ekipi i tij, që është aktualisht i teti në klasifikimin e elitës holandeze, me 25 pikë më pak se lideri PSV.