DFB POKAL: 1/4

Bayer përmbys Werderin e Rashicës në vazhdime
6 February, 2018 @23:20
Bayer Leverkusen është gjysmëfinalist i radhës në Kupën e Gjermanisë, pasi që ka përmbysur epërsinë dygolëshe të Werder Bremenit të Milot Rashicës sonte, për të fituar 4-2 pas 120 minutave lojë.
Werder kishte marrë epërsinë 0-2 brenda 7 minutave lojë, por pas kësaj pasoi rikthimi i madh i aspirinëve, të cilët barazuan në 2-2 dhe në vazhdime shënuan edhe dy herë për fitoren 4-2.
Rashica u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe pati dy tentim asistime të pasuksesshme si dhe dy topa të rrëmbyera në mes dhe një korner të fituar nga angazhimi i tij, por rezultat nuk solli.