PRIMAVERA TIM CUP 17/18

Dyshja shqiptare e Milan Primavera, Emir Murati dhe Ismet Sinani/ Foto: acmilan.com
Shqiptarët çojnë Milanin në finale
8 February, 2018 @8:52
Dy futbollistët e rinj, startues te Milan primavera, Emir Murati dhe Ismet Sinani, kanë shënuar nga një gol në gjysmëfinale ndaj Atalanta primaveras mbrëmë, për të çuar ekipin e tyre në finale.
Murati i ka dhënë epërsinë Milanit në këtë ndeshje, ndërsa pas barazimit nga Atalanta, ka shënuar edhe Sinani për t’ia kthyer avantazhin rossonerëve të rinj, 1-2, në ndeshjen që përfundoi 2-3.
Finalet e Kupës për të rinj, zhvillohen më 6 dhe 13 prill, ku Murati e Sinani do të kërkojnë Kupën e Italisë për Milan primavera ndaj Torinos.
INFO:
ATALANTA-MILAN 2-3 ATALANTA (4-3-3): Carnesecchi, Del Prato, Alari, Bastoni, Migliorelli (1'st Latte); Colpani (24'st Peli), Bolis, Melegoni; Kulusevski, Barrow, Mallamo (30'st Elia). Rezervë: Pavan, Zortea, Guth, Heidenreich, Carminati, Salvi, Rinaldi, Nivokazi, Zanoni. Trener.: Massimo Brambilla. MILAN (4-3-3): Soncin; Bellanova, Bellodi, Gabbia, Llamas; Pobega (24'st Brescianini), El Hilali, Murati; Dias, Tsadjout (28'st Larsen), Sinani (30'st Forte). Rezervë: Guarnone, Negri, Campeol, Bianchi, Torchio, Chiampanin, Capanni, Finessi, Sanchez. Trener.: Alessandro Lupi. Arbitri: Mei di Pesaro. Gol: 13' Murati (M), 31' Barrow (A), 38' Sinani (M), 6'st Tsadjout (M), 34'st Melegoni (A). |