MIQËSORE

Besa fiton me 2 golat e përforcimit
8 February, 2018 @22:55
Në prag të fillimit të stinorit pranveror, skuadra e Besës ka zhvilluar një miqësore ndaj Internacional Tiranës.
Takimi u mbyll me rezultatin 2-1, ndërsa golashënues për Besën ishte përforcimi i ardhur në janar, Fatmir Molabecirovic.
Molabecirovic sot shënoi 2 herë, derisa fazën përgatitore skuadra pejane po e zhvillon në Golem të Shqipërisë.