COPA DEL REY: 1/2

I pari i Coutinhos, Barcelona në finale
8 February, 2018 @23:17
Pas fitores 1-0 në ‘Camp Nou’, Barcelona e ka fituar edhe takimin kthyes ndaj Valencias.
Fitorja e sontme 0-2 bën që Barcelona të kualifikohet për në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të takohet me skuadrën e Sevillës, e cila mbrëmë e eliminoi Leganesin.
E veçantë kjo natë ishte për brazilianin Coutinho, i cili sonte e shënoi golin e parë në karrierën e tij për Barcelonën, derisa goli tjetër i katalunasve u shënua nga kroati Rakitic.
Finalja e Kupës mes Barcelonës dhe Sevillës zhvillohet më 21 prill.