NË PRITJE

Ten Hag për lëndimin e Rashfordit: Nuk duket mirë
9 April, 2023 @2:35
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, pas lëndimit të golashënuesit më të mirë këtë stinor të ekipit Marcus Rashford në ndeshjen që e fituan ndaj Evertonit, ka thënë se gjërat nuk duken mirë nga pamja e parë.
Reprezentuesi anglez 25-vjeçar u pa duke vuajtur një lëndim në muskul pak para fundit të ndeshjes. Pamjet televizive më pas treguan se Rashford ecte shumë ngadalë në tunel gjatë daljes nga stadiumi.
“Duhet të presim. Nuk po duket mirë,” ka thënë fillmisht Ten Hag për Rashfordin, kur u pyet pas ndeshjes. “Kjo ka qenë me mundësi që të mos ndodhë, edhe shkenca thotë që lojtarëve u duhet kohë për të pushuar mirë pas ndeshjeve dhe numri i madh i tyre me kalendar të stërngarkuar na bën që të gjejmë veten në siutata të tilla dhe aktualisht na mbetet të lutemi që mos ta humbim lojtarin për vazhdim të kampionatit.”
Manchester United në kampionat është duke luftuar për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve. Ekipi është në garë për Europa Ligën gjithashtu, ndërsa luan edhe në gjysmëfinale të FA Kupës. Kurse sa i përket lëndimit të Rashfordit, pritet që të dielën e më së voni të hënën të kuptohet serioziteti i lëndimit të tij.