VIDEO
Tereku frymon shqip, shënojnë Balaj e Roshi
22 October, 2016 @20:37
Dy futbollistët shqiptar të skuadrës ruse Terek Grozny, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, kanë shkëlqyer në përballjen e sotme ndaj skuadrës Rubin Kazan.
Dyshja ka shënuar nga një gol secili për fitoren 3-1 të Terekut, që e ngrit këtë skuadër akoma në pjesën e epërme të radhitjes tabelare.
Balaj, që e nisi takimin si titullar, shënoi golin e parë në ndeshje, duke realizuar me kokë në minutën 19’, derisa Roshi, shënoi në minutat shtesë pasi më parë ishte inkuadruar në lojë.