DURRËS

Teuta rikthen për të tretën herë Edi Martinin
25 November, 2022 @1:55
Pas largimit të dytë të Bledi Shkëmbit nga pozita e kryetrajnerit të Teutës, ekipi nga Durrësi ka emëruar për herë të tretë në katër vitet e fundit Edi Martinin trajner të skuadrës.
“Sot në ambienet e stadiumit Niko Dovana, KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirë se ardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë,” ka shkruar njoftimi i KF Teuta.
Teuta është e fundit në renditjen tabelare të Superiores shqiptare, ndërsa Martini ka nisur përgatitjet me ekipin të enjten për duelin e radhës që Djemtë e Detit e luajnë ndaj Kukësit.
Trajneri shkodran fitoi titullin kampion të Shqipërisë me Teutën në stinorin 2020/21.