Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (IV)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (IV)


20 November, 2020 @12:44

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 4 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Qëndrim Demi (Drita), Rron Kurti (AS Prishtina), Edin Peci (Marigona Hill Prishtina), Luftim Cikaqi (Prishtina e Re) dhe Diamant Shabani (Istogu).

Drita e regjistroi fitoren e tretë rresht, duke e mposhtur Megasportsin me rezultat 90-76.

Kapiteni i Dritës, Qëndrim Demi, ishte më i miri në parket me 25 pikë, 13 asistime e 5 kërcime, derisa për Demin është hera e dytë rresht që po gjen vend në TOP 5-shen e javës.

AS Prishtina fitoren e katërt rresht e regjistroi kundër Vushtrrisë me rezultat 61-65.

Rron Kurti ishte më i dalluari me 19 pikë, 10 kërcime, 4 kërcime e 2 topa të rrëmbyer në fitoren e skuadrës.

Edhe Marigona Hill Prishtina është skuadër pa humbje në Ligën e Parë sikurse AS Prishtina.

MH Prishtina e mposhti Feronikelin me rezultat 88-98, derisa më i veçuari ishte Edin Peci.

Edini luajti me 27 pikë, 8 kërcime e 4 topa të rrëmbyer. Edhe Peci sikurse Demi, për herë të dytë rresht gjen vend në TOP 5-shen e javës në Ligën e Parë.

Prishtina e Re u njoftua me fitore në xhiron e katërt në Ligën e Parë, duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 95-52.

Më i miri në fitoren e skuadrës prishtinase ishte Luftim Cikaqi. Ai luajti me 21 pikë, 13 kërcime e 3 asistime.

Istogu në këtë xhiro ka regjistruar një fitore të lehtë kundër New Basketit me rezultt 102-63.

Kapiteni i skuadrës Diamant Shabani shkëlqeu me 38 pikë, 20 kërcime, 7 asistime, 3 topa të rrëmbyer e 3 bllokada. 38 pikët dhe 20 kërcimet e Shabanit gjithashtu ishin shifrat më të larta në këto kategori në xhiron e 4 në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë