TE BASHKIMI
Trajneri i ri dhe Hajrizi debutojnë këtë fundjavë
1 February, 2019 @13:40
Skuadra e Bashkimit përmes një njoftimi në llogarinë zytare të ekipit në Facebook ka konfirmuar se përforcimi i fundit i ekipit, Drilon Hajrizi si dhe trajneri i ri i ekipit, kroati Jeronimo Sarin do të debutojnë në ndeshjen e radhës.
Bashkimi luan derbi lokal ndaj Prizrenit këtë fundjavë në Sezai Surroi në përballjen që zhvillohet të shtunën më 2 shkurt me fillim prej orës 19:00.
Në dy duelet e mëhershme të stinorit, Bashkimi ka mposhtur dy herë Prizrenin dhe ka epërsi 2-0 në takimet e ndërsjella.