KUPA E KOSOVËS
Trepça ‘89 triumfon në Gjakovë, kalon në raundin tjetër
17 December, 2020 @16:02
Skuadra mitrovicase, Trepça ‘89, e mposhti Vëllaznimin me rezultat 1-3 dhe u kualifikua në mesin e 16 ekipeve më të mira në Kupën e Kosovës.
Goli i parë i Trepçës ‘89 u shënua në minutën e 55’ nga Arbnor Muja nga penalltia, kurse rezultatin e barazoi lojtari i Vëllaznimit E.Hasanaj në minutën e 75’.
Të gjithë menduan se ndeshja do të shkonte në vazhdime, por së pari Milot Avdyli shënoi në minutën e 85’, ndërsa epërsinë e dyfishoi Rilind Namani në minutën e 89’,për rezultatin përfundimtar 1-3.
Përballjet në 1/8 e finales do të mësohen pas hedhjes së shortit nga FFK-ja.