Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Trepça, i kthehet fitores

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Trepça, i kthehet fitores


30 November, 2014 @20:07

Trepça ka arritur që të shënojë fitoren e parë pas dy humbjeve në Superligë. Ekipi mitrovicas që ishte sonte mysafir në Karagaç ka luftuar shumë për të arritur epërsinë dhe krejt në fund e arriti atë për të fituar ndeshjen.

Besa ka qenë në avantazh gjatë gjithë kohës dhe nxënësit e Fabian Gjukës, krejt në fund e lëshuan epërsinë nga dora për tu mposhtur me rezultat minimal basketbolli, 60-62. 

Marquiz Baker ka qenë lojtari më efikas i mitrovicasve, duke shënuar double-double prej 27 pikëve dhe 10 kërcimeve, derisa atij i ndihmoi edhe përforcimi i ri i Trepçës, Josh Turner që kontribuoi me 15 pikë të shënuara. 

Te nikoqirët, më të dalluar, sipas pikëve të shënuara, kanë qenë, Ummar Shanon, që shënoi 21 pikë, derisa atij i ndihmoi edhe Shawntez Patterson me 14 pikë tjera. 

Derisa Trepça ka shënuar fitoren e shtatë të stinorit, Besa ka regjistruar disfatën e nëntë sonte. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore

BESA TREPÇA
Çereku i parë 19 11
Çereku i dytë 14 11
Çereku i tretë 16 16
Çereku i katërt 11 24
Kërcime 50 38
Asistime 11 15
Bllokada 4 1
Topa të vjedhur 4 6
Topa të humbur 13 16
Tentime për tre pikë 5/28 3/18
Tentime nga loja 21/76 15/58
Gjuajtjet e lira 13/21 29/33


Statistikat individuale te Besa

1 Umar Shannon 21 pikë 4 asistime 3 kërcime
2 Shawntez Patterson 14 pikë 6 kërcime 1 bllokadë
3 Manny Richardson 9 pikë 9 kërcime 2 bllokada
4 Beqë Kovaqi 6 pikë 8 kërcime 4 asistime
5 Dominique Scales 5 pikë 15 kërcime 1 bllokadë
6 Blendi Matoshi 3 pikë 7 kërcime
7 Dion Basha 2 pikë 2 kërcime 1 asistim


Statistikat individuale te Trepça

1 Marquiz Baker 27 pikë 10 kërcime 1 asistim
2 Josh Turner 15 pikë 3 kërcime 2 asistime
3 Samir Zekiqi 6 pikë 6 kërcime 4 asistime
4 Arian Mehmeti 4 pikë 8 kërcime 1 asistim
5 Anthony Thompson 4 pikë 6 kërcime 3 asistime
6 Valdrin Haxhiu 3 pikë 2 kërcime 2 asistime
7 Arian Tahiri 3 pikë 2 asistime

 
Të gjitha lajmet nga