DUELI I FUNDIT SI ANËTAR I SUPERLIGËS
Trepça nesër zhvillon duelin e fundit të Superligës
25 May, 2017 @8:54
Ekipi i Trepçës nesër hap xhiron e fundit të Superligës për stinorin 2016/17 dhe do të zhvillojë ndeshjen e fundit së paku edhe për një vit si anëtare e Superligës.
Trepça tashmë ka rënë nga Superliga dhe në duelin e fundit të saj aty, në “Adem Jashari” pret Gjilanin, që është i sigurt në mes të klasifikimit.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e xhiros së fundit të Superligës dhe e vetmja që zhvillohet këtë të premte (nesër), ndërsa nis në ora 16:30.
Ndeshjet tjera të xhiros së XXXIII zhvillohen të dielën.