NGA IRLANDA
Kosova U17 gati për ndeshje ndaj Irlandës Veriore
Teksti: FFK
25 May, 2017 @8:41
Në ditën e gjashtë të qëndrimit në Castlebar, përfaqësuesja e Kosovës U-17, një ditë pas ndeshjes kundër Republikës së Irlandës, mbajti stërvitjen e radhës, duke bërë analizën e ndeshjes së një ditë më parë dhe duke u përgatitur për ndeshjen e tretë dhe të fundit në turneun ndërkombëtar U-16 të organizuar nga UEFA, kundër Irlandës Veriore.
Shtabi teknik bashkë me futbollistët analizuan pikat e forta por edhe gabimet dhe dështimet në ndeshjen e kaluar, në mënyrë që ato të meta të evitohen.
Para dite ekspedita e Kosovës i bëri një vizite klubit sportiv me persona që vuajnë nga Syndrome Down, ku u pritën nga drejtues, veteran dhe futbollistë të rinj.
Ishte ky një nderim që i gëzoi pamasë këta persona të cilët bënë edhe shumë fotografi të përbashkëta dhe individuale me futbollistët e rinj të Kombëtares.