DERI NË VERË 2024
Koke, ‘përjetësisht’ i Atleticos
24 May, 2017 @13:26
Mesfushori i Spanjës dhe i Atletico Madridit, Jorge Resurreccion Merodio, shumë më i njohur si Koke, ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me ekipin e tij.
Zyrtarisht Koke ka vazhduar kontratën me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2024, duke thënë: “Atletico Madrid është jeta ime.”
Koke 25 vjeç këtë stinor ka pasur 36 paraqitje në La Liga me rojiblancot dhe ka luajtur 12 ndeshje në Ligë të Kampionëve. Ai është i pazëvendësueshem në ekipin e tij.