ESPANYOL
Pas huazimit, blejnë Piattin
24 May, 2017 @13:48
I kaloi një vjet si huazim nga Valencia në Espanyol, ndërsa këta të fundit sot kanë vendosur që të blejnë lojtarin dhe i kanë paguar ‘lakuriqëve’ 1.5 milionë euro për të marrë plotësisht kartonin e tij.
Argjentinasi 28 vjeç, Pablo Piatti, ka shënuar 10 gola dhe ka regjistruar 10 asistime këtë stinor për Espanyolin, që ka qenë mjaftueshëm për të bind drejtuesit e klubit për kontratë 3 vjeçare.