BARAZIM NË SUPER-NDESHJE!
Triler për histori në “Bernabeu”
9 April, 2024 @23:12
Mbrojtësi i titullit të Ligës së Kampionëve, Manchester City dhe Real Madridi vendas sonte kanë dhënë një shfaqje të paharrueshme futbolli në “Bernabeu” në duelin që përfundoi me gjashtë gola dhe rezultat baraz!
Ekipi i Pep Guardiolës mori epërsinë që në minutën e dytë të ndeshjes kur Bernardo Silva mençur shutoi gjuajtjen e lirë nga afro 25-metra për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Por, dy goditje të devijuara kthyen 14-herë fituesin e kësaj gare në lojë. Së pari goditja e Eduardo Camavingës qëlloi Ruben Diasin për të barazuar, ndërsa më pas Rodrygo pa goditjen e tij të prekur nga Manuel Akanji për epërsi.
City përkundër se dominoi me posedim të topit, i mungoi cilësia në pjesën finale të fushës së vetë, derisa Phil Foden doli në skenë. Mesfushori anglez gjeti hapësirë jashtë zonës për të goditur në mënyrë fantastike dhe për të barazuar përsëri ndeshjen në 2-2.
Pak më vonë Josko Gvardiol me një të djathtë të bukur gjeti këndin e largët të portës për avantazh. Ky ka qenë goli i tij i parë me “citizens” prej kur erdhi në verën e kaluar nga Leipzig.
Asgjë nuk mori fund. Madrilenët barazuan përfundimisht me një volej goditje të jashtëzakonshme të Federico Valverdes për të lënë gjithçka të vendoset se kush do të arrijë gjysmëfinalen më 17 prill në “Etihad”.
Për brengë të Cityt, Foden u zëvendëusa kah fundi i ndeshjes për shkak të një lëndimi. Sidoqoftë, shfaqja për gurmanët e futbollit e dhënë nga Real Madridi i Carlo Ancelottit dhe Manchester City i Guardiolës - do të mbetet në histori si një ndër ndeshjet më interesante të garës, me atë që u pa në fushë.
REZULTATI FINAL DHE GOLAT: Real Madrid 3-3 Manchester City [Diaz 12’ag., Rodrygo 14’, Valverde 79’ - Bernardo 2’, Foden 66’, Gvardiol 71’
].