SHPRESAT PËR GJYSMËFINALE - TË NJËJTA
Trossard mban në lojë Arsenalin
9 April, 2024 @23:18
Forma e dobët e Bayernit në Bundesligë i dha shpresa Arsenalit që nisi tepër mirë ndeshjen me golin e Bukayo Sakës. Mirëpo, “bavarezët” kthen shpejt duelin në ethe për vendasit, pasi që së pari Serge Gnabry barazoi e më pas Harry Kane iu kthye Londrës Veriore me gol, duke shënuar nga penalltia e fituar për Bayernin.
Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta nuk ishte në fluiditetin e zakonshëm, por zëvendësuesi belg Leandro Trossard ishte njeriu që barazoi në pjesë të fundit të ndeshjes pas një pune të madhe të kryer nga Gabriel Jesus.
Arsenal kërkoi penallti në sekondat e fundit të ndeshjes, por referi nuk e pa të arsyeshme që “përpalasja” e Sakës me Manuel Neurin të jetë e dënueshme për 11-metërsh. Barazimi me katër gola në këtë përballje çerekfinale, jep shpresa për një super-duel tjetër në “Allianz” të mërkurën e 17 prillit.
REZULTATI FINAL DHE GOLAT: Arsenal 2-2 Bayern [Saka 12’, Trossard 76’ - Gnabry 18’, Kane 32’pen.]