Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI D: TUNIZIA - FRANCA

Tunizianët me fitore të Pirros

Tunizianët me fitore të Pirros


30 November, 2022 @18:18

Fitore e madhe e Tunizisë ndaj Francës, që në fund doli të jetë e pavlerë, pasi që nuk shmangu eliminimin e vendit nga garat e mëtutjeshme në Botëror. Duke ditur rivalitetin e madh, edhe Wahbi Khazri (gjysmë i lënduar) luajti për rreth 60-minuta lojë dhe shënoi golin e madh.

Tunizia 1-0 Franca [Wahbi Khazri 58]

Mirëpo, në ndeshjen tjetër të grupit, Australia befasoi Danimarkën, që bëri fitoren e Tunizisë të kot sa i përket Botërorit, derisa veriafrikanët këtë fitore do ta përdorin vetëm si gëzim për fitore historike ndaj kampionit aktual Botëror dhe rivalit të madh të tyre evropian (historikisht).

Didier Deschapms ndërroi 9 lojtarë nga formacioni i zakonshëm i Francës për këtë ndeshje, pasi që trekolorët kishin siguruar më parë kualifikimin, ndërsa krejt në fund arritën të shënojnë edhe gol, që u anulua nga VAR. Zëvendësuesi Antoine Griezmann që shënoi, kishte qenë në pozitë jashtë loje.

Tunisia vs. France

Përndryshe Tunizia, humbjen e vetme e kishte nga Australia, ndërsa kishte barazuar me Danimarkën dhe mposhti Francën - që llogariteshin kundërshtarët kryesorë për të shkuar tutje.

Franca del nga grupi si fituese e saj, ndërsa Tunizia eliminohet në vend të tretë.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori