Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

4 GOLA, BARAZIM

U19 | Në duelin e dytë, Kosova s’arrin ta mposhtë Shqipërinë

Fotot: FSHF

U19 | Në duelin e dytë, Kosova s’arrin ta mposhtë Shqipërinë


Teksti: FFK

29 March, 2022 @11:17

Përballja në stadiumin “Arena Egnatia”, nuk nxori fitues. Ndeshja e dytë ndërmjet Shqipërisë U19 dhe Kosovës U19 ka përfunduar me barazim, me shifrat 2:2.

Sikurse rezultati njësoj ishte edhe paraqitja e të dy skuadrave në pjesën e parë. Të parët shënuan Dardanët, pesë minuta para fundit të pjesës së parë. Rinor Jahmurataj gjeti portën në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë tentuan me çdo kusht të konkretizojnë rastet dhe këtij qëllimi ia dolën në minutën e 51-të, kur rezultatin e barazoi Rrok Toma.

Shqipëria U19 kaloi në epërsi me penalltinë e realizuar nga Dario Daka në minutën e 59-të. Por ky avantazh i kuqezinjve nuk i demotivoi Dardanët, të cilët me Rashicën barazuan rezultatin në minutën 63-të.

Ju kujtojmë se në ndeshjen e parë, Kosova U19 e ka mposhtur Shqipërinë U19 me rezultat 0:2.

Këto miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit Ramiz Krasniqi që të përgatisë skuadrën për turneun eliminator të UEFA-s që do të zhvillohet në vjeshtë.



i:

Shqipëri U-19 2– 2 Kosovë U-19

Golat: Toma 51’, Daka 59’/ Jahmurataj 40’, Rashica 63’


Shqipëria U-19: Dema (Biba 45’), Kurti, Abazaj, Azizi, Taleb (Betezelis 45’), Topi, Shkurti (Ndoci 65’), Daka (Zabeli), Lika (Kote 45’), Torraj, Toma (Tozaj 65’)
Kosova U-19: Shala, Bajraktari, Avdimetaj, Kadriu, Ajeti, Mehmeti, Maloku, Bruti, Jahmurataj, Sadriu, Rashica

 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria