VENDIMI

UEFA eliminon Tottenhamin
20 December, 2021 @12:04
Tottenham është eliminuar nga garat evropiane. UEFA ka regjistruar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Rennesit, që nuk u luajt për shkak se ekipi londinez kishte shumë raste me COVID-19 gjatë atyre ditëve.
Ndeshja e 9 dhjetorit u anulua për shkak se Tottenham kishte 13 raste pozitive me COVID-19. UEFA kishte komunikuar të nesërmen se kjo ndeshje nuk mund të rizhvillohet për shkak të datave të zëna dhe e delegoi te Komisioni Disiplinor i saj.
Me “fitoren” 3-0 Rennes bëhet i pari i grupit, ndërsa Vitesse shkon si vendi i dytë i grupit, derisa ekipi i Antonio Contes eliminohet nga gara si pozitë e tretë në grupin përkatës.