Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTËPIA E FUTBOLLIT

UEFA konfirmon €4.3 mln për FFK-në

Foto: UEFA.com

UEFA konfirmon €4.3 mln për FFK-në


27 April, 2020 @23:15

UEFA ka dhënë 236.5 milionë euro 55 anëtarëve të saja, që t’i dalin në ballë sfidave me covid-19 në shtetet përkatëse.

Faqja zyrtare e UEFA-së ka bërë të ditur sot se këto mjete i ka lëshuar nga fondacioni i saj për zhvillim, HatTrick.

Ndërsa kreu i UEFA-së, 52 vjeçari Aleksander Čeferin ka bërë të ditur se secila Federatë ka marrë 4.3 milionë euro për pjesën e mbetur të stinorit, për investimet e parapara si dhe për rindërtimin e komunitetit futbollistik.

“Besoj që është një vendim me përgjegjësi, ashtu që ne të ndihmojë sado që mundemi dhe jam krenar me këtë unitet që po tregon futbolli përgjatë kësaj krize. Pa dyshim, futbolli do të jetë në zemër të të gjithëve posa t’i kthehemi normales. E kur të vjen koha, futbolli do të jetë gati tu përgjigjet të gjithëve,” ka thënë ndër të tjera Čeferin sot.


 
Të gjitha lajmet nga