Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA SHORTIT

UEFA shorton Ballkanin në Grupin 2, duele ndaj skandinavëve!

Foto: KFBallkani/fb

UEFA shorton Ballkanin në Grupin 2, duele ndaj skandinavëve!


13 June, 2022 @16:34

Një ditë para shortit të rrethit të parë të Ligës së Kampionëve, UEFA ka ndarë në grupe të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në short, ndërsa kampioni i Kosovës Ballkani me shumë gjasa do të shortohet me një ekip skandinav, derisa është në të njëjtin grup me Malmon dhe Bodo/Glimtin - që befasoi në stinorin e kaluar Romën italiane.

Por, si bartës në atë grup janë edhe skuadra që së paku në letër duken të kalueshme si New Saints nga Uellsi dhe Zalgirisi lituanez.

LIGA E KAMPIONËVE:

GRUPI 2 I SHORTIT

Bartesit:

Malmö (SWE)
Bodø/Glimt (NOR)
HJK (FIN)
The New Saints (WAL)
Žalgiris (LIT)

Jobartësit:

Linfield (NIR)
KÍ (FRO)
Fituesi i rrethit preliminar
RFS (LVA)
Ballkani (KOS).

Sidoqoftë, kushdo që i bie Ballkanit në short - dueli i parë do të zhvillohet më 5/6 korrik 2022, ndërsa ai i kthimit më 12/13 korrik.

Ndërsa shorti për rrethin e dytë kualifikues do të mbahet më 15 qershor, ka bërë të ditur UEFA.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga