B: KIKA 1-2 ULPIANA
Ulpiana mposht Kikën, mbetet lidere
11 October, 2020 @19:26
Skuadra e Ulpianës ka arritur sot të shënojë edhe fitoren e tretë të stinorit duke shënuar fitore si mysafir ndaj Kikës në Hogosht.
Fitorja ka mbajtur Ulpianën në krye të tabelës së Ligës së Parë B, derisa ekipi ende s’ka shijuar humbjen, duke qenë se tash ka 10 pikë nga 4 ndeshje të zhvilluara në edicionin e ri.
Kika nuk ka arritur të bëj më shumë në këtë ndeshje dhe u desht që të pajtohet me humbjen e dytë të stinorit, për 1-2 [n.n. - Akil Makolli, Ardi Shala] përfundimtare.
Po të kishte fituar Kika, do të merrte kreun e klasifikimit. Por, me fitore mysafirët nga Lipjani mbajtën kreun.