VILLARREAL - UNITED

United fiton në Spanjë, kalon fazën e grupeve
23 November, 2021 @20:49
Në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Michael Carrick, United ka shënuar fitore ndaj Villarrealit në Spanjë.
Ndeshjen e sontme United e fitoi 0-2, e me këtë fitore tashmë matematikisht e ka siguruar 1/8 e finales në Champions League.
United zhvilloi një pjesë të parë të dobët, e më pas u përmirësua dukshëm kur u inkuadruan Bruno Fernandes e Rashford, ndërkohë që edhe De Gea e mbajti në lojë skuadrën angleze në disa raste.
I paevitueshmi Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 78’ mjeshtërisht për 0-1, para se Jadon Sancho ta vuloste fitoren me një supergol në minutën e 90’.
Për Ronaldon ky ishte goli i dhjetë sezonal te United, e 140-ti në përgjithësi në Champions League, e i 799-ti në karrierë, shifra këto të jashtëzakonshme. Ndërkohë, ky ishte goli i parë i Jadon Sanchos me fanellën e tri herë kampionit të Evropës.
Kështu, United e siguron kualifikimin, kurse skuadra tjetër që kalon nga ky grup do të jetë Atalanta ose Villarreali.