MEDIA TALK

United ia ka dyfishuar rrogën Ragnickut!
29 November, 2021 @19:34
Publikohet rroga e trajnerit të ri të Manchester Unitedit. Sipas mediave angleze që kanë dalë me njoftim pas zyrtarizimit të gjermanit si trajner deri në fund të stinorit në Old Trafford, është bërë e ditur se klubi i Djajve të Kuq ia ka dyfishuar rrogën Ralf Ragnickut.
Ragnick ka pasur rrogë vjetore prej 3.8 milionë funtash te Lokomotiva e Moskës, me të cilët u nda së fundi.
Ndërsa prej tash, ai rrogën vjetore te Manchester United do ta ketë afro 8 milionë funta, ka bërë të ditur Daily Star.