Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

35 MILIONË

United pas Felipe Anderson

Foto: Google

United pas Felipe Anderson


1 January, 2016 @14:29

​Nesër, pra më 2 janar, hapet zyrtarisht afati kalimtar i janarit dhe spekulimet nga mediat botërore vetëm sa kanë filluar.

I pari i përfolur duket të jetë anësori i Lazios, Felipe Anderson. Gazetari i njohur Graeme Baelly raporton që gjigandi anglez Manchester United është afër marrëveshjes me brazilianin Anderson dhe shuma e transferimit pritet të jetë afro 35 milionë stërlina. Problemet në fazën ofansive dhe mungesa e golave kanë bërë që United të tentojë me çdo kusht afrimin në skuadër të një lojtari ofansiv. Se sa është i vërtetë ky lajm, mbetet të shihet në vijim.


 
Të gjitha lajmet nga