Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Urimi shuan Dritën

Urimi shuan Dritën


18 November, 2012 @21:05

Bashkimi ka arritur të mposht Dritën e Gjilanit me 25 pikë epërsi duke arritur pikë treshifrore të shënuara, 100 – 75.

Prizrenasit edhe pse ia nisën mirë takimit (14-7, pesëminutëëshi i parë), Drita arriti të dalë në epërsi me anë të lojës së mirë të amerikanit Devin Chambers dhe Ukshin Demit (21-25).

Mirëpo, në pjesën e dytë Bashkimi luajti rrëmbyeshëm duke ngritur epërsinë ndaj ekipit të Gyltekin Selimit.

Urim Zenelaj (11 pikë) ka befasuar të gjithë shikuesit me lojën e tij sot ku ka bërë 11 bllokada duke e ndalur totalisht amerikanin Laurence Donelson si dhe duke i kontribuuar mbrojtjes së tij.

Me këtë fitore Bashkimi ka tani 6 fitore dhe 3 humbje të regjistruara, derisa Drita mbetet në 1 fitore dhe 8 humbje.

Dustin Mitchell ishte përsëri koshashënuesi më i mirë te prizrenasit me 23 pikë, i përcjellë nga Phil Brooks me 18 dhe Elvan Iljazi me 15 pikë.

Sonte për Bashkimin debutoi edhe Mustafë Merovci i cili tregoi një lojë shumë të mirë gjatë çerekut të dytë. Te Drita, Devin Chambers ishte më i miri me 26 pikë, ndërsa Ukshin Demi kontribuoi me 24 sosh.


 
Të gjitha lajmet nga