GRUPI H: URUGUAJI - KOREA JUGORE
Valverde me rast më të mirë, në ndeshjen ku nuk u gjet korniza e portës
24 November, 2022 @16:20
Asgjë nuk ka arritur ta ndajë Uruguajin dhe Korenë Jugore në duelin e tyre hapës të Kampioantit Botëror, përkundër sulmeve të të dyja palëve dhe mundësive që kishin. Në një duel të stadiumit Education City, jugkoreanët frustruan në disa raste uruguajanët, por pa arritur të bëjnë raste të qindpërqindta për gol.
Hwang Ui-jo ka qenë i dalluar me mundësitë e tij, por haste në rezistencë të përvojës së Diego Godinit. Uruguaji nisi të kontrollojë lojën kah fundi i ndeshjes, ndërsa pak para fishkëllimës së fundit të referit, Fede Valverde ishte gati t’ia sjellë fitoren Uruguajit, kur me një predhë qëlloi shtyllën e portës koreane.
Totali i tentimeve në portë ka qenë 10-6 në të mirë të latino-amerikanëve, ndërsa në kornizë nga këto tentime, kanë shkuar në relacion 0-0!
Rasti i fundit i ndeshjes ia dha Heung-min Sonit, që shutoi jashtë. Barazimi Uruguaji 0-0 Korea Jugore, lë grupin e hapur, derisa aty janë edhe Portugalia e Gana si kundërshtarë.
Përndryshe, sipas një statistike të botuar në Eurosport, kjo është ndeshja e parë e Botërorëve të këtij shekulli që nuk ka gjetur kornizën e portës nga tentimet e lojtarëve të të dyja palëve.