Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HOLANDA

Van Persie nuk po luan mirë

Van Persie nuk po luan mirë


2 November, 2015 @14:54

Robin Van Persiet nuk po i shkruhet mirë prej se kaloi në Fenerbahçe. Përveç kritikave që po merr nga mediat në Turqi, ai së fundi nuk u ftua as nga përzgjedhësi i kombëtares holandeze, Danny Blind, për miqësoret e muajit nëntor. 

“Mendoj se Van Persie nuk po luan mirë,” ka thënë Blind transmeton sot BBC Sport fjalët e përzgjedhësit të Tulipanëve, që nuk arritën të sigurojnë kualifikimin në EURO 2016

Holanda ka aranzhuar miqësoret ndaj Uellsit (13 nëntor 2015) dhe ndaj Gjermanisë (17 nëntor 2015). 

Van Persie 32 vjeç, është rekord golashënues i përfaqësueses holandeze me 50 gola të shënuara në 101 paraqitje, ndërsa këtë stinor ka shënuar 4 gola në Superligën turke për Fenerbahçen në 10 xhirot e para të stinorit. 


 
Të gjitha lajmet nga