Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FREIBURG 0-1 WERDER

VAR shpëton Werderin zhgënjyes

Foto: Werder/fb

VAR shpëton Werderin zhgënjyes


23 May, 2020 @17:38

Ka qenë video asisten referi (VAR) që ka shpëtuar Werderin dhe i ka sjellë tre pikë të plota skuadrës ku luan Milot Rashica dhe drejtohet nga Florian Kohfeldt.

Werder Bremen ka shënuar fitoren e parë në Bundesligë që prej janarit, pas tetë xhirosh, duke e mposhtur Freiburgun 0-1 [Bittencourt 19].

Paraqitja e Werderit, pos 20 minutave të para të ndeshjes, ka qenë krejtësisht zhgënjyese, ndërsa Freiburgun e Amir Abrashit që luajti në 15 minutat e fundit të ndeshjes vetëm fati e ndali nga goli dhe golat, pas rasteve të panumërta që kishin.

TABELA AKTUALE

Kësaj radhe, derbi shqip në Bundesligë i takoi Milot Rashicës, që për 90min lojë nuk kishte ndonjë rast për tu veçuar, derisa ekipi mbrohej më shumë.

Në minutën e 87-të Freiburg shënoi pas një tollovie të zakonshme në mbrojtjen e mysafirëve, por me shikin e VAR-it, goli u anulua.

Werder në minutat e fundit luajti edhe me 10 lojtarë, pasi që zëvendësuesi Philipp Bargfrede mori dy kartona të verdhë për të lënë në 5 minutat e fundit të lojës, ekipin e tij me një lojtar më pak në lojë.

Rashica luajti 82 minuta dhe nuk ishte në formën e tij.

E Werderi me këtë fitore, iu afrua Fortunës në tabelë, por s’del ende nga zona e rrezikshme, pas fitores së dytë në Bundesligë në 13 xhirot e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga