LA LIGA

Foto:Google
Varane u stërvit, Hazard jo
19 April, 2021 @16:09
Raphael Varane, tashmë po stërvitet në Valdebebas pasi ka kaluar Covid, ai tashmë ka dalë negativ.
Qendërmbrotësi mungoi për madrilenët që nga 6 prilli dhe humbi duelet kryesore kundër Liverpool, Barça dhe kundër Getafe.
Mbetet të shihet nëse, pas gati dy javësh pa stërvitur me ekipin, ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e të mërkurës kundër Cádiz .
Mungesa e Hazard ishte lajmi tjetër i sotëm në Valdebebas. Belgu ka punuar me grupin për gati dy javë, megjithëse nuk u ftua për ndeshjet kundër Liverpool, Barcelona dhe Getafe.
Hazard pritet të jetë jashtë kundër Cádiz pas mungesës së sotme.
Ndeshja në mes Cádiz dhe Real Madrid zhvillohet të mërkurën në oren 22:00.